Meksikë, sulm terrorist, të paktën 53 të vdekur

“Deri në këto çaste, numri i të vdekurve ka arritur në 53”, u shpreh Rodrigo Medina, guvernatori i Nuevo León-it.
Atentati që ka ndodhur rreth orës 16.00(21.00 GMT), u krye prej gjashtë personave që mbërritën në kazino me dy makina të ndryshme, bëri me dije guvernatori Medina, duke shtuar se mund të gjenden trupa të tjerë të pajetë në gërmadhat e kazinos, ndërkohë që zjarrfikësit dhe trupat e shpëtimit vijuan kërkimet përgjatë gjithë natës.
Presidenti meksikan Felipe Calderon e dënoi ashpër sulmin e kryer. “Me pikëllim të thellë shpreh solidaritetin tim me popullatën e Nuevo Leon-it, si dhe me familjet e viktimave të këtij akti terrorist e barbar”.
“Është kryer një akt terrorist i krejtësisht i papranueshëm, që nuk do të mbetet “ i pandëshkuar”, shprehu sigurinë e tij në një mesazh lëshuar për mediat, Alejandro Poiré, sekretari teknik i Këshillit të Sigurisë së Meksikës.
Ky qytet, i treti për nga madhësia, ka përjetuar në muajin korrik javën më të përgjakshme të historisë së tij, ku kartelet e drogës kanë lënë të vrarë të paktën 71 persona. Më 9 korrikun e shkuar, nga një sulm i kryer në një bar, humbën jetën 21 persona. Më shumë se 41.000 persona kanë humbur jetën qysh nga dhjetori i vitit 2006, në luftën që ka plasur mes karteleve të drogës dhe forcave të sigurisë meksikane. /Z.Gj/Start/
2011-08-26 08:51