E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Në Tiranë, panteoni i madh i shqiptarëve

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar sot ngritjen e panteonit të madh të shqiptarëve në mes të Tiranës. Duke folur gjatë festës së organizuar prej partisë që drejton, Idrizi i ka bërë apel politikës për ngritjen e memorialit të të gjithë shqiptarëve në kryeqytet.

Të ngremë memorialin e gjithë shqiptarëve në Tiranë. Ne nuk mund ti lëmë vëllezërit Frashëri nga Liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. Propozojmë që në mes të Tiranë të ngrihet panteoni i gjithë shqiptarëve, si dhe bëjmë thirrje të punojmë për bashkimin e gjithë trojeve aty ku i ka dhënë zoti- tha ai.

Sipas Idrizit, sot është një ditë e madhe kuqezi dhe të gjithë trevat shqiptare janë veshur me simbolet e kombit kuqezi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›