E Shtunë, 31 Tetor 2026

AIDS, ndalohet eksperimenti me xhel

Një testim klinik, në të cilën përdorej një sasi xheli kundra infeksionit HIV është bllokuar në Afrikë, pasi 6% e grave të cilat e përdornin rregullisht këtë xhel, posedonin virusin.

Sipas New York Times, ende asgjë nuk është e qartë, pasi xheli nuk kishte funksionuar, ndërsa në një eksperiment të kryer në vitin 2010 në Afrikën e Jugut,  xheli kishte zvogëluar infeksionet me 54%.

Sipas mjekëve të cilët janë mjaftë skeptikë, e gjithë kjo situatë mund të ketë ndodhur si pasojë e një ngatërrese në dozën e aplikimit të medikamentit.

Kriminalizimi i përhapjes së virusit HIV është vepër penale në Evropë dhe Amerikën Veriore që prej dekadash, ndërsa tashmë po miratohen ligje të tilla edhe në Afrikë.

Shumë njerëz thonë se ligjet nuk po ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së HIV-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›