E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: LDK i vlerëson të dështuara listat e hapura

PRISHTINË- Kreu i PS-së, Edi Rama komenton në profilin e tij në Twitter vizitën e tij në Kosovë dhe poston përshtypjet që i lënë takimet që zhvillon në vijim të axhendës së tij në Prishtinë.

Vetëm pak më parë ka postuar në Twitter takimin e tij ne selinë e LDK-së,

Ne seline e LDK folem per cilesine e procesit zgjedhor. Miqte e LDK vleresojne te deshtuara listat e hapura dhe jetik numerimin elektronik- shkruan Rama.

Numërimi elektronik dhe listat e hapura janë vetëm dy prej kërkesave që partitë e vogla të majta e të djathta i kanë drejtuar dy të mëdhave në kuadër të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Pak kohe para ketij mesazhi Rama komentoi edhe takimin me Albin Kurtin.

“Selia e Levizjes Vetevendosja nje hapesire plot energji dhe imazhe terheqese. Biseda me Albin Kurtin nje kenaqesi intelektuale”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›