PDIU: Të ndalen fyerjet e maqedonasve
“Fyerjet e tifozëve maqedonas u drejtohen të gjithë bashkëkombësve tanë, përfshi edhe ata të cilët luajnë me fanellën e Maqedonisë. Këto fyerje duhet të gjejnë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare dhe maqedonase, sidomos nga partitë shqiptare në Maqedoni, ku harmonia ndërmjet dy etnive duhet të jetë bazë e shtetit maqedonas”, thekson PDIU-ja.
Më tej theksohet se nëse kjo harmoni nuk arrihet, atëherë Maqedonia nuk mund të pretendojë të ardhme evropiane si shtet. “Kombi shqiptar, si kombi më i lashtë në Ballkan nuk mund të pranojë fyerje nga asnjë komb tjetër, e nga asnjë grupim, sidomos në momentin kur shteti maqedonas mbahet në këmbë pikërisht nga bashkëkombësit tanë. Reagimi i menjëhershëm i autoriteteve maqedonase dhe sidomos i partive shqiptare aty është tashmë një domosdoshmëri”, vijon.
“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Luftë për çlirim”... Ishin këto disa nga parullat dhe thirrjet e hedhura në kor nga tifozët maqedonas gjatë miqësores Maqedoni - Shqipëri të luajtur të martën në Shkup me rezultat zero me zero./Start/
2011-11-16 11:05