E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU & AK: Jo regjistrim etnik e fetar

E shtune, 24 Shtator 2011 13:44 Tweet FORMULAR I REGJISTRIMITPartia për Drejtësi Integrim e Unitet, pjese e koalicionit qeverisës, kundërshton regjistrimin kombëtar te popullsisë ne 2 elemente te saj, etninë dhe fenë. Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka shpjeguar abstenimin e 2 deputeteve te kësaj force politike për ligjin e censusit, duke theksuar se prania e tyre ne sallën e kuvendit nuk ishte përcaktues. Me te ashpër ne reagim, kundërshtuesit kryesore te ligjit te censusit, Aleanca Kuq e Zi, pasi ankimuan ne Gjykatën Kushtetuese procesin e votimit, sipas tyre pa kuorum, nga Berati kërkuan grisjen e formularit te regjistrimit. Pak dite me pare, Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e gjendjes civile për përcakton nocionet e kombësisë. Ky akt ka nxitur PDIU te angazhohet për hartimin e disa amendimeve te ligjit për gjendjen civile, sapo te zbardhet vendimi i plote i kushtetueses. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›