Nderkombetaret te shqetesuar per Top Channel
Miratimi i ligjit nga mazhoranca per shkaterrimin e Piramides gje qe mund te sjelle nderprerjen e sinjalit te televizionit kombetar Top Channel ka pasur si pasoje reagime te forta nga kancelarite me te njohura te Perendimit. Nga Bashkimi Europian e deri te perfaqesuesit me te larte te shteteve te rendesishme te BE-se kane shprehur shqetesimin per kete ceshtje.
Fule e LajcakNe pergjigje te shqetesimit te ngritur nga Top Channel Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule dhe i derguari i posacem i BE-se per Shqiperine Miroslav Lajcak shprehen permes dy letrave te posacme se jane ne dijeni te veshtiresive qe po has ky televizion per ambiente ne menyre qe te vazhdoje te kete sigurine e transmetimit te panderprere. Une kuptoj se dy rastet qe ju sollet ne vemendjen time posacerisht parashikimi i shkaterrimit te Piramides dhe kontrata e qirase per ish-Laboratorin e Filmit jane te dallueshme por me pasoja te ngjashme per ndermarrjen tuaj. Kuptoj gjithashtu se disa prej problemeve lidhen me mosmarreveshjet komplekse kontraktuale dhe pretendimet e pronesise. Komisioni pret qe keto ceshtje te zgjidhen ne menyre te paanshme e transparente per te garantuar respektimin e legjislacionit te duhur dhe sundimin e ligjit. Ne do te ndjekim nga afer evoluimin e situates permes delegacionit te BE-se ne Shqiperi - u shpreh Fule. Ndersa Lajcak tha se Vecmas une deshiroj tju konfirmoj se Delegacioni i BE-se ne Tirane dhe Komisioni Europian po i ndjekin keto ceshtje nga shume afer ne kontekstin e perspektives europiane te Shqiperise.
Shkaterrimi i Piramides dhe nxjerrja e Top Channel nga ambientet ekzistuese do te sillte nderprerjen e transmetimit te ketij televizioni cfare perben edhe cenim te hapur te lirise se medias. Me lejoni tju siguroj se Komisioni Europian i kushton rendesi te madhe lirise se medias. Kjo perben nje shtylle themelore per qeverisjen e mire dhe llogaridhenien ne shoqerite demokratike dhe eshte element thelbesor i kriterit politik te Kopenhages per anetaresimin me te cilin duhet te perputhet cdo vend qe aspiron te hyje ne BE.
AmbasadoretNje numer i rendesishem ambasadoresh te akredituar ne Tirane kane shprehur kundershtimin me vendimin e mazhorances. Keshtu ambasadori i Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen deklaroi Piramida eshte nje pike referimi per Tiranen. shte unike njesoj sic eshte Kulla Eifel ne Paris Piramidat ne Egjipt Qyteti i Ndaluar ne Pekin apo Kronborg ne Danimarke. shte nje prej atraksioneve te Shqiperise te pakten ne kohen kur ishte veshur me ate mermerin e bukur. shte pjese e historise se Shqiperise. Ndersa ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Karola Myller Holtkemper theksoi se shoqeria shqiptare duhet te jete e kujdesshme kur ne diskutim vihen ndertesa si Piramida te ndertuara ne kohen e komunizmit dhe nuk ka perse te kalohet ne ekstreme sic eshte shembja e tyre.