E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU-ja braktis Berishën? Deklarata për bashkim me aleancën e Ramës

PDIU-ATiranë- PDIU, që mbron interesat e komunitetit çam ka deklaruar se mund të kalojë në aleancë pas zgjedhore me Edi Ramën.

PDIU-ja, e cila mori në këto zgjedhje plot katër mandate direkte mund të shkojë në aleancë me të majtët.

Mësohet se deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, i cili ka rimarrë në Vlorë sërish mandat deputeti, thotë se ata janë gati të kalojnë në krahun e selisë rozë.

Ne bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët për të mirën e vendit. Edhe Partia Socialiste shqiptare është, edhe ata shqiptarë janë,- tha Tahiri për të përditshmen ‘Shekulli’.

Deputeti tha: Politikat e mia nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese. Politikat e mia janë përparuese dhe në dispozicion të politikës shqiptare. Janë në të mirë të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›