Dibranët festojnë fitoren e PS-së, Manja: Pa gjumë për mirëqenien tuaj
Dibër- Fitorja e Partisë Socialiste në Dibër ka shpërthyer në festë elektoratin e majtë atje, i cili e cilëson triumfin e Edi Ramës si një rrugë e re shprese për zhvillimin e mirëqenien e zonës.
I uroj një fitore të madhe PS-së. Partia që na hapi shpresat, na hapi kulturën, edukatën e madhe”,-brohorisnin banorët e Dibrës.
Banorët e Dibrës kanë festuar nën ritmet e muzikës për fitoren e selisë rozë dhe deputetit të saj në këtë rreth Ulsi Manja.
Entuziasmit të banorëve i është bashkuar edhe deputeti Manja, i cili deklaroi: ”Ju falendëroj përzemërsisht për pjesëmarrjen dhe kjo pjesëmarrje sonte këtu, më bën të marr njeëvendim: Të shkurtoj orët e gjumit për t’ju kushtuar Dibrës dhe dibranëve të mi.
Dje Komisioni Qendror Zgjedhor informoi se është mbyllur numërimi në të gjithë qarkun e Dibrës, një qark i cili përfaqësohet në Kuvend nga 6 deputetë. 3 mandate mori koalicioni i majtë dhe 3 ai i djathti.