Reagimi i dytë nga PD-ja, Topalli falenderon përkrahësit në Facebook
Tiranë- “Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpantizant e votues të Partisë Demokratike!”,- është kjo fjalia e parë e reagimit të parë e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli që prej 23 qershorit.
“Faleminderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina”,-shkruan Topalli në Facebook.
Tre ditë pasi shqiptarët vendosën t’i besonin qeverinë e ardhshme koalicionit të majtë me një përmbysje rezultatesh të paimagjinueshme në të gjithë qarqet e vendit, nga selia blu i pari reagim që ka ardhur ka qenë postimi në Facebook i deputetet tjetër demokrate Mesila Doda.
Mesa duket, deri sa në media të dalë publikisht vetë udhëheqësi i Partisë Demokratike, Sali Berisha për ët pranuar humbjen e thellë, deputetët kanë zgjedhur Facebook-un për të komunikuar sadopak me qytetarët.