E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat e rajonit: Berisha dorëhiqet sot. Emëron Bashën në krye të PD-së

beriashaaTiranë- ‘Kryeministri i Shqipërisë, Sali  Berisha pritet të japë sot dorëheqjen’, kështu e nis shkrimin e sotëm gazeta kosovare ‘Koha Ditore’ duke ju referuar agjensive informative shqiptare.

‘Kreu i koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të rezultatit. Sipas disa burimeve brenda PD-së, Berisha pritet të deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqenie, Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeminsitrit.

Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha”,- shkruan ‘Koha Ditore’.

Gjithashtu Koha Ditore kujton edhe të vetmin reagim të selisë Demokratike për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit, Mesila Doda, ku në Facebook, ajo shkruan: Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97. Të dashur militantë, simpatizantë të PD.ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua tju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit 90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! , përfundon mesazhi i Dodës në FB.

Ndërsa agjensia e lajmeve maqedonase INA, shkruan se Kryeministri Berisha pritet të japë sot dorëheqjen teksa thekson se kreu i koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të rezultatit.

‘Sipas disa burimeve brenda PD-së, shkruan INA, Berisha pritet të deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqënie, Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeminsitrit.

INA nënvizon se ‘ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›