PDIU-ja në qeveri krijon shqetësim në Athinë

Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet zëdhënësi Grigoris Delavekuras, shpreh shqetësimin që në qeveri përfshihet një parti, që sipas tij, bie ndesh me integrimin evropian të vendit.
"Çështja e përbërjes së Qeverisë Shqiptare është çështje e brendshme dhe si e tille nuk na takon ne ta komentojmë. Është e vërtetë se PDIU ka shprehur qëndrime që na shqetësojnë dhe bien ndesh me frymën integruese të Shqipërisë. Kemi marrë garanci nga kryeministri dhe nga Ministria e Jashtme në Tiranë se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Greqinë”, thekson ai.
Zëdhënësi i diplomacisë greke i kujton edhe një herë Shqipërisë se rruga për në Bashkimin Evropian, duhet kalojë nga Athina dhe se të drejtat e minoritetit grek janë kusht thelbësor. “Ky është momenti në të cilin Shqipëria duhet të tregojë nëse kjo është e vërtetë dhe marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë me të njëjtën klime pozitive. Greqia, është e vendosur të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane. Athina është një aleat e Shqipërisë në këtë rrugë. Pa, dyshim qe ne mendojmë se një urë lidhëse mjaft e mire midis dy vendeve, është edhe minoriteti grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit janë një ndër kriteret e implementimit të kësaj rruge”, përfundon deklarata. /Start/
2012-03-09 08:37