Sekui: Mbeten ende gjëra për tu bërë. Angazhim i sinqertë
TIRANË- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui ka vlerësuar arritjet e bëra nga Shqipëria në kuadër të integrimit të vendit në familjen evropiane, por ka kujtuar se lista me 12 prioritetet mbetet për tu plotësuar.
Lista e 12 prioritetet është kusht për integrimin, si proces që bazohet te meritat- tha Sekui, duke shtuar se nuk kanë munguar përpjekjet, por mbeten ende shumë gjëra për tu bërë.
deklarata eshte bere ne konfernecen e gjashte të Komisioneve Parlamentare të Integrimit të vendeve të rajonit, mbajtur ne Tirane.
Kërkohet angazhim i plotë, i sinqertë dhe bashkëpunim. Intensifikoni dialogun me takime të ngjashme dhe bëni përparime në rrugën tuaj- tha ai, duke garantuar mbështetjen e BE në këtë rrugë.