E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Integrimi, qëllim kombëtar. Bashkon shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar sot se për shqiptarët integrimi është një qëllim kombëtar dhe si i tillë është një proces që i bashkon shqiptarët.
 

Ndërsa ka folur në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit, Topalli theksoi se integrimi është objektiv madhor për vendin.
 

“Unë jam e kënaqur që gjatë kësaj kësaj periudhe jemi anëtarësuar në NATO, kemi hequr vizat por unë dua të them se nuk ka dy pa një të tretë. Uroj që Shqipëria të mund të marrrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka qënë një rrugë e thjeshtë dhe pa pengesa por derikur shqiptarët ta kërkojë integrimin asnjë forcë politike nuk mund t`i largohet këtij objektivi madhor” ka theksuar Topalli.

Ajo ka theksuar më tej se vendi ynë është përballur me sfida të mëdha ku njëra prej tyre është ajo ekonomike dhe  sfida e integrimit.

“Dy janë shtyllat kryesore ku jemi bazuar, ajo ekonomike dhe integrimi. Muajt e fundit ka pasur progres për votimin e ligjeve të rëndësishme, janë votuar disa kode të rëndësishme, janë në proces reforma zgjedhore dhe parlamentare dhe po avancojnë bazuar në marrëveshjen me opozitën” tha Topalli.

Ajo ka falënderuar ambasadorin e BE, Sekui dhe atë të OSBE-së, Wollfart, të dy të pranishëm në takimin e sotëm. Sipas Topallit, ata dhe të tjerë mbështetës të Shqipërisë, gjatë kësaj kohe përmes inkurajimit i kanë dhënë punës një impuls të rëndësishëm.

Topalli ka uruar gjithë ato vende të rajonit që kanë bërë progres, duke uruar Kroacinë e me tej edhe Serbinë për marrjen së fundi të statusit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›