Arvizu: Qeveria, lodhje nga pushteti, i zhgënjyer nga PS

Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu
Flet ambasadori i SHBA: Sistemi gjyqësor këtu është disfunksional.
Parashikimet për 2013-n janë të paqarta, është e natyrshme të ketë pak vetëkënaqësi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, flet për 21 janarin dhe çështjen e korrupsionit në Shqipëri. Në një intervistë në emisionin Bugajksi Hour të Janush Bugajskit në Albanian Screen, ai tha se për këto dy çështje ndahet me qëndrimet e artikuluara nga PS dhe PD. A ka rrezik të hapave prapa, me fjalë të tjera, a mund të përcaktohet Shqipëria jo një demokraci e dështuar, por një demokraci e lëkundur? E shihni dhe ju kështu?
Kam folur me disa njerëz për këtë dhe shumë nga opinionistët që e njohin shumë mirë vendin, kanë përdorur pikërisht këtë term. Unë nuk kam arritur ende në këtë pikë. Jam shumë i qartë kur them se reforma ka ndalur dhe, në fakt, është pothuajse një situatë në të cilën nëse nuk ka përparim dhe fillohet nga një pikënisje e ulët, praktikisht mund të ketë kthim prapa. Por unë nuk shoh që kjo të jetë duke ndodhur. Dua të them se sinqerisht nuk e besoj që njerëzit do ta duronin këtë. Mendoj se çdo qeveri që të jetë në fuqi, qoftë e PD, qoftë e PS, në qoftë se ata do të përpiqeshin të kthenin pas disa nga reformat, të riktheheshin në disa nga segmentet e errëta që kanë kaluar, nuk mendoj se njerëzit do ta pranonin këtë. Përgjigjja e shkurtër për pyetjen tuaj është se nuk e shoh këtë rrezik. Duket se ka një qëllim të unifikuar kombëtar përsa i përket drejtimit të ardhshëm të shoqërisë dhe vendit. Çështja është kush do ta udhëheqë këtë përparim?
Janush Bugajski: Është interesante që përmendët brezin e ri. Kam ardhur në Shqipëri gjatë 21 viteve të fundit dhe gjithmonë jam impresionuar nga energjia, entuziazmi dhe shpirti sipërmarrës i të rinjve, gjë që mendoj se është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë në të ardhmen. A shihni frustrim, apati, njerëz që thjesht duan të largohen nga Shqipëria, sepse nuk janë të kënaqur me situatën këtu? Apo ende shihni një bërthamë të rinjsh këtu që mund të vazhdojnë ndryshimet, ti intensifikojnë ato?
Shoh shumë frustrim dhe apati. Dritarja ime tek elementët e rinj të shoqërisë janë vullnetarët tanë të Korpusit të Paqes. Siç e dini, ata janë të shpërndarë në të gjithë vendin dhe kurdo që vizitoj qytete jashtë Tiranës, gjithnjë përpiqem të ulem dhe të ha drekë ose të paktën të pi një kafe apo çaj me vullnetarët e Korpusit të Paqes. I pyes ata: Më thoni, çfarë dëgjoni, çfarë po ndodh?. Dhe ata më thonë se ka një ndjenjë zhgënjimi, frustrimi për mundësitë e punësimit, për drejtimin e ardhshëm të vendit. Mendoj se në një pjesë të vitit të kaluar, kur unë kam qenë këtu, kam ndjerë një lloj pakënaqësie me disa nga prioritetet dhe programet e qeverisë. Dua ta deklaroj se qeveria ka bërë përparim në disa fusha, por ka një term që kam dëgjuar ta përshkruaj këtë, lodhja nga pushteti. Mendoj se kjo ndodh në çdo demokraci. Dhe kjo qeveri praktikisht ka qeverisur që nga viti 2005… Kjo është një periudhë e gjatë. Parashikimet për 2013-n janë të paqarta dhe mendoj se është e natyrshme që të ketë pak vetëkënaqësi, që idetë e reja të mos depërtojnë aq shpejt sa duhet. Pra, ka një lloj frustrimi nga ana e të rinjve. Por, po ashtu, shqiptarët janë jashtëzakonisht patriotë. Ata e duan vendin e tyre, tmerrësisht shumë. Shoh njerëz të moshës 80 apo 70 vjeç, por edhe të rinjtë. Kanë një ndjenjë krenarie të madhe, kur shohin flamurin apo thjesht kur mendojnë për Shqipërinë. Pra mendoj se kjo e kompenson disi frustrimin.
Më lejo ti kthehem një fushe shumë specifike, përfshirja juaj personale për të asistuar, për të siguruar hetimin e duhur për ngjarjet e 21 janarit vitin e kaluar, gjë që kam dëgjuar të lëvdohet shumë; e dëgjoj ngado. Keni besim se ky hetim dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët do të mbyllet me një qartësim të plotë të asaj që ndodhi gjatë atyre ngjarjeve tragjike vitin e kaluar.
Epo, siç e vutë dhe ju në dukje, ajo ishte një ditë dramatike dhe ndodhi një muaj pas ardhjes sime këtu, pra një zgjim i vrazhdë, një tronditje e sistemit. Nuk dua ti hyj historisë, rrethanave si u përfshimë, por ne ndiem se ishte e domosdoshme. Dua të them se asistenca e FBI-së në veçanti për disa ekspertiza, do tu shtojë besueshmëri provave që po paraqiten. Hetimi vazhdon ende. Ne kemi insistuar që, në mënyrë që të ketë besueshmëri dhe tu jepen përgjigje pyetjeve që shqiptarët pyesin çfarë ndodhi atë ditë? duhet të merret me vrasjet tragjike, por edhe aspektet e organizimit, qëllimin e organizimit dhe zhvillimi faktik i vetë demonstratës. Isha pak i shqetësuar më herët në janar kur rezultatet fillestare dolën dhe pati disa sulme mjaft të ashpra mbi personin e prokurorit të Përgjithshëm dhe gjithashtu edhe institucionin. E bëra të qartë në disa intervista se si çdo zyrtar tjetër publik, ajo dhe zyra që ajo përfaqëson duhet të japin llogari për performancën e tyre; ata nuk janë në ngarkim të vendit. Ata duhet të japin llogari si çdo zyrtar tjetër, por është jashtëzakonisht e padobishme për këdo nga qeveria që të fyejë zyrën e Prokurorisë, që të vërë në pikëpyetje kompetencat e tyre për të kryer hetimin. Kështu që mu desh ta bëja shumë të qartë që Shtetet e Bashkuara nuk e aprovonin këtë.
Me opozitën duhet të jem shumë i sinqertë. Ka një ndryshim kritik midis pikëpamjes së opozitës, përshkrimit të ngjarjeve nga ana e tyre dhe asaj të Shteteve të Bashkuara. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është që kjo demonstratë, në ndryshim nga duzinat e demonstratave të Partisë Socialiste në muajt apo vitet e fundit, kjo ishte planifikuar të ishte e dhunshme; ishte planifikuar që të provokonte një reagim të fortë nga forcat qeveritare dhe fatkeqësisht ia arriti. Kjo nuk është pranuar kurrë nga Partia Socialiste; ndoshta është për vetëmbrojtje, nuk e di çfarë është. Ben Blushi është ndoshta i vetmi deputet socialist, i cili iu afrua mjaft pranimit se u bënë disa gjëra që nuk duhej. Jam i zhgënjyer. Secili mund të argumentojë pikëpamjen e tij, por ajo që dua tu them shikuesve tuaj është: ky është një ndryshim thelbësor në interpretim midis asaj që thonë socialistët dhe pikëpamjes së Shteteve të Bashkuara. Është një rrëfim i ndryshëm.
Nga ana tjetër, mendoni se disa nga përmirësimet që nevojiten të bëhen nga pikëpamja e kontrollit të turmave, parandalimi i rrëmujës, kontrollit nga ana e policisë gjatë protestave mjaft sensitive, momenteve sensitive?
Shumë e vërtetë, megjithëse, siç e dini, çështja e trajnimit të policisë, kontrollit të turmave, kudo është një çështje shumë sensitive. Është një çështje shumë sensitive dhe në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Do të them këtë: për demonstratën e 21 janarit kishte shumë zhurmë në formën e informacionit nga shërbime të inteligjencës, fjalë se gjërat nuk ishin siç duhet, se ekzistonte potenciali për problem. Ne kemi një pjesë të projektit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA që punon shumë ngushtë me Policinë e Shtetit shqiptar. Dhe është bindja ime sot e kësaj dite se në planifikimin e demonstratës dhe, sigurisht, në fazat e para të saj, policia performoi shumë mirë. Me trajnim të kufizuar, pajisje të kufizuara, eksperiencë të kufizuar për protesta vërtet të dhunshme të këtij lloji, ata e përballuan mirë. Por protestuesit ishin shumë të vendosur, gazi lotsjellës mbaroi, uji i makinave mbaroi. Sërish kemi një ndryshim në rrëfim: PS pretendon se ishte provokim i policisë, por nëse shikon regjistrimet, del që nuk ishte fare kështu. Vetëm shihni regjistrimet them. Ti kthehemi pyetjes suaj, një forcë policore efikase e aftë që të parandalojë shkaktarët e rrëmujave, për