E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU mbyll fushatën, Idrizi: E duam Shqipërinë të bashkuar aty ku e ka dhënë zoti

SARANDË- PDIU nga varrezat e Kllogjerit ka marshuar drejt pikës kufitare në Qafë-Botë. Ky marshim përveçse përkujton rrugëtimin e çamëve përkon edhe me mbylljen e fushatës së PDIU-së.

Nuk mund të gjenim vend më të mirë për të mbyllur fushatën tha kreu i kësaj force, i cili u zotua se çështja çame është ende e hapur dhe se PDIU do vazhdojë të punojë për zgjidhjen përfundimtare të saj.

“Ne nuk mund ti pranojmë padrejtësitë. Cështja çame mbetet e hapur deri në zgjidhjen përfundimtare, çdo ditë e vitit është e mirë për të kujtuar ata që vdiqën, ata që na thonë se amaneti nuk tretet kurrë. Ju ftoj të kujtojmë a ka kufij që mund të na ndajnë ne nga vëllezërit tanë? Ky kufi do zhvlerësohen gjithnjë e më shumë. Jei sot për të përmbyllur fushatën elektorale të PDIU dhe nuk kishte simbolikë më të mirë se të vinim këtu nga portat ku hynë të parët tanë për të vazhduar më tej me rrugëtimin tonë drejt BE”, tha Idrizi.

Sipas Idrizit, PDIU në këtë fushatë ka treguar vlera pozitive ndërsa u shpreh se slogani i kësaj force është një thirrje që del nga shpirti.

“Kemi ardhur për ti dhënë rrugë fitores sonë të madhe. Ne e kemi parë mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj fushate, pasi përçojmë vlera pozitive për ti parë gjithë shqiptarët bashkë, kemi bërë zgjidhjet e duhura. Motoja jonë është një thirrje shpirti: E duam Shqipërinë të Bashkuar aty ku e ka dhënë zoti. Këto fjalë zemre na kanë frymëzuar”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Inaugurohet Varreza Monumentale në Kllogjer, Idrizi: Meka e shqiptarisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›