Solidarizohen me protestat në TurqiPolicia arreston 3 të rinj në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit VD/Ja arrestimet e protestuesve
TIRANE- Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi. Por policia e Tiranës ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre, pasi sipas uniformave blu, ky tubim ishte i paligjshëm, pasi nuk kishin marrë leje paraprakisht. Të paktën 3 persona u ndaluan nga Policia e Tiranës, dhe aktualisht ndodhen në Komisariatin numër 1.
“Policia i mori të rinjtë zvarrë, i rrahu me grushta. Disa prej të rinjve, policia u ka përplasur kokën tek fugoni teksa i tërhiqte zvarrë”, tha një dëshmitare okulare.
Këta të rinj mbanin në duar parulla si “Poshtë fashizmi”.
Avokatët Dorjan Matlija dhe Andi Kananaj ndodhen aktualisht në komisariatin nr. 1 ku raportojnë se policët vazhdojnë të dhunojnë brenda 3 të ndaluarit.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohej edhe një tjetër tubim nga PLSHR, por në mbështetje të Erdogan.
Sipas policisë, PLSHR kishte kërkuar lejë për tubimin, ndërsa të rinjtë në mbështetje të protestuesve në Turqi, ishin mbledhur pas njoftimin në rrjetin social “Facebook”.
Disa dhjetëra të rinj janë mbledhur aktualisht para drejtorisë se Tiranës në rrugën “Myslym Shyri”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)