E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqiptarët edhe për tre ditë i thonë Berishës: Ta gëzosh pensionin

konventa-e-grave-metaLushnje- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Lushnjes nga ku premtoi se pas 23 qershorit, qeveria e re dhe plani i punësimit i LSI-së do ta kthejë qëarkun e Fierit, Mallakastrën, Lushnjen, “në parajsën e shqiptarëve, se janë resurese e jashtëzakonshme për këtë gjë, plani ynë e realizon këtë”,- tha Meta.

Duke akuzuar kryeministrin Berisha se ka shkatërruar ekonominë shqiptare, Meta tha se shqiptarët nuk besojnë më premtime boshe.

“…shqiptarët për tre ditë do t’i thonë ta gëzosh pensionin se ne s’ngopemi më me lugën bosh… I bindur vrapon sa në një miting në tjetërën me shpresën se nata do zgjatet, dita do zgjatet dhe 23 qershori, dita e humbjes së tij, s’do vijë, e ka hapur thesin e premtimeve më keq se Sudja që lulëzoi në kohën e Berishës, po shqiptarët s’do besojnë më një alternativë që e ka mbyllur ciklin e saj, për një qeveri që po shkatërron financat, po harxhon mln dollarë për kompani lobuese për të dizinformuar shtetet e Bashkuara të Amerikës për problemet e demokracisë. është i pashpresë në këtë rrugë se Lushnja, Fieri, Mallakastra, Shqipëria do ecin më shpejt duke votuar për LSI-në dhe për Aleancën për Sqhipërinë Evropaine”,- tha Meta.

Ndërsa akuzoi ministrin Flamur Noka kur tha se për të garantuar mandatin etij në Kukës, “ka çuar treçerekun e forcave speciale tn Kukës, Has e Tropojë. Po se ka kuptuar se janë malësorë të vërtetë e do i japin të parët përgjigjen kësaj politike përcarëse që s’ka asnjë lidhje me demokracinë e të drjetat e njeriut”,- vijoi ai.

Meta i ftoi shqiptarët të marrin opjesë masivisht në zgjedhje ditën e dielë, duke i garantuar se LSI-ja do të garantojë votën e tyre. teksa  theksoi se nuk duhet të tremben nga presionet e partisë në pushtet.

“Përrallat e Sali Berishës përmes altoparlantëve se ai do na bëjë cudira e do ndryshojë rezultatin, që s’do guzojë të preki votë as në Lushnje e as në Shqipëri, pranadaj kini besim të plotë se vendosmëria jonë për të mbrojtur votën e çdo qytetari”,- u shpreh Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›