Marreveshja Stabilizim-Asociim miratohet deklarata e perbashket Shqiperi - PE

Beja Mazhoranca e perkushtuar per permbushjen e reformave Leskaj Pergjegjesite e integrimit jo te opozita. Ne te angazhuar
Politika shqiptare dhe deputetet e Parlamentit Evropian gjejne konsensusin per zgjidhjen e ngercit politik ne vendin tone. Pas tri takimeve te tjera ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dje eshte nenshkruar per here te pare nje deklarate e perbashket ku nxitet dalja nga ngerci miratimi i Kodit Zgjedhor dhe i rregullores se Kuvendit reforma ne drejtesi dhe ne ekonomi. Kreu i delegacionit te Parlamentit Evropian per Ballkanin Eduard Kukan theksoi se kjo deklarate eshte shume e rendesishme dhe permban disa prioritete. Shpresoj qe ne takimin tjeter pas 6 muajsh te kete me shume cilesi ne kete konsensus. Eumlshte e rendesishme qe prioritetet ne kete marreveshje te jene ne interes te vendit - tha Kukan. Deputeti i PD-se Fatos Beja theksoi edhe nje here perkushtimin e mazhorances per permbushjen e reformave dhe arritjen e dialogut. Ndersa deputetja e PS-se Valentina Leskaj shprehu vullnetin e PS-se per te bere gjithcka qe i takon opozites qe proceset integruese te pershpejtohen.
Rezoluta e perbashket
Miratohet me pelqimin e opozites dhe mazhorances deklarata e perbashket BE - Shqiperi ne takimin e katert nderparlamentar per Stabilizim-Asociimin mes vendit tone dhe Bashkimit Evropian. Thelbi i rezolutes se nenshkruar me konsensus te plote mes paleve perfshin 6 rekomandime te cilat sherbejne per cuarjen me perpara te proceseve integruese. Pika e pare e deklarates shpreh shpresen per permbushjen e 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian pas situates se veshtire politike qe pasoi zgjedhjet e vitit 2009. Me tej ne piken e dyte vleresohet marreveshja dhe nisja e bashkepunimit ne Parlament dhe inkurajohen politikanet shqiptare per tu perfshire ne konsolidimin dhe zbatimin e marreveshjeve te arritura nga aktoret politike. Ne piken e trete mirepritet puna ne Kuvend per Reformen zgjedhore per rishikimin e rregullores se Parlamentit dhe miratimin e ligjeve me 3/5. Theks i vecante vihet ne nevojen per konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe ne vecanti te sistemit te drejtesise per nje lufte kundra korrupsionit qe eshte nje kerkese kryesore e BE-se ndaj Shqiperise. Pike tjeter e deklarates thekson rendesine e politikave fiskale te disiplinuara dhe reformat makro-ekonomike ndersa vleresohet ruajtja e rritjes ekonomike. Deklarata mbyllet me piken e gjashte e cila thekson rendesine qe marrin marredheniet e shendosha me fqinjet ne proceset integruese. Me heret palet kane diskutuar per rreth kater ore lidhur me ceshtjet me te rendesishme qe shqetesojne sot politiken shqiptare. Me heret ne kete takim kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar Fatos Beja garantoi se Shqiperia do te plotesoje me shpejtesi 12 prioritetet e progres-raportit te KE-se. Sipas tij fryma e bashkepunimit jo vetem ka ulur tensionet ne shoqerine shqiptare por ka lejuar te punohet bashkerisht ne realizimin e prioriteteve te para te progres- raportit te KE-se. Ai informoi europarlamentaret per konsensusin e arritur se fundi ne Kuvend ku vuri ne dukje bashkepunimin PD - PS ne krijimin e nje komisioni lsquoad hoc per reformen zgjedhore ne permbushje te rekomandimeve te raporteve te OSBE-ODIHR-it. Beja theksoi se me propozimet e grupeve parlamentare te mazhorances dhe opozites eshte krijuar grupi i punes per rishikimin e rregullores se Kuvendit si dhe hartimi i nje kalendari te posacem per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar miratimi i te cilave duhet te perfundoje brenda muajit mars 2012. Ne kete kuader - tha Beja -deri tani ne Parlament kemi miratuar bashkerisht kodin detar rrugor hekurudhor dhe ajror.
Duke folur per plotesimin e kriterit ekonomik ai theksoi se Shqiperia vijon ta perballoje krizen e pergjithshme duke ruajtur stabilitetin makroekonomik. Ndersa deputetja socialiste Valentina Leskaj e ka cilesuar si jo produktiv qendrimin e mazhorances ne lidhje me procesin e integrimit te vendit. Sipas saj nuk mund te behet pergjegjese opozita per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. Klima e diteve te fundit ku kryeministri po perpiqet tia faturoje opozites mungesen e integrimit eshte jo produktive. Eumlshte rast unik qe qeveria ti kerkoje pergjegjesite e deshtimit me integrimin tek opozita - tha Leskaj. Ajo shtoi se perpjekja per ta bere opoziten si pjese te problemit dhe jo te zgjidhjes nuk e ndihmon klimen dhe procesin e nisur. Ajo shtoi se opozita nga shtatori e gjer ne keto dite te para te dhjetorti i ka realizuar tashme 4 nga 12 prioritetet qe kane lidhje me te. Leskaj theksoi se opozita mbetet e angazhuar per te bere gjithcka qe i takon per te avancuar axhenden evropiane te Shqiperise. Ne miratuam nje pakt per Shqiperine ne BE qe nuk u miratua por sot jemi te kenaqur qe propozimet tona jane te adresuara ceshtja e reformes zgjedhore reformes parlamentare zgjedhja e Avokatit te Popullit dhe miratimi i ligjeve me 3/5 - deklaroi Leskaj.