PDIU reagon per qendrimet e kreut te PBDNJ-se
“I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë e në tkurrje, u shfaq në një televizion provokatori përsëritës Vangjel Dule. Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, PDIU. Ky njeri është provokator përsëritës, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton”, vuri në dukje Idrizi.
Njëkohësisht, në vijim të kësaj kundërvënie kryetari i PDIU-së lëshoi një sërë akuzash në adresë të Dules.
“Ky njeri nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, sepse përndryshe ai minoritet do ta votonte masivisht. Përkundrazi, megjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë që i urti Vasil Melo themeloi dikur. Ky njeri përfaqëson interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinjë. Ndaj duke ju përgjigjur atij, ne po i përgjigjemi atyre qarqeve të errëta të politikës dhe të shtetit grek që s’guxojnë të dalin në dritë, por vendosin para vetes shërbëtorin e tyre Dule. Ne i themi këtyre qarqeve, këtij njeriu të tyre, se Çamëria ka qenë dhe mbetet një realitet historik dhe ekzistues”, nënvizoi Idrizi.