E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama,mashtrim politik.Janë bërë 9103 km rrugë

Sokol Olldashi

TIRANË- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka reaguar pas akuzave të një dite më parë të kreut të opozitës, Edi Rama për mungesën e një plani kombëtar për transportin.

Gjatë një konference për shtyp, me shifra e dokumente Olldashi ka ilustruar krejt të kundërtën e asaj që ka thënë Rama për shpërdorim fondesh dhe abuzim me shifrat për rrugët e ndërtuara.

Nuk flasin për rrugët se dinë për rrugët, flasin për rrugët se janë rrugacë politikë. Në 2005 është e vërtetë se e lanë vendin pa plan, por në 10 maj 2006 qeveria Berisha ka miratuar planin kombëtar të transportit. Me financim të KE, informacion minimal që lideri i opozitës duhet ta kishte. Në nëntor 2011 kemi bënë me VKM përditësimin e planit kombëtar në një kuadër 5 vjecar- tha Olldashi.

Sipas tij, janë investuar 276 miliardë lekë të reja përmes DPRR në infrastrukturën rrugore, 2,2 mld euro në progres, pra mbi 4 miliardë euro që janë investuar apo po investohen.

Kryeministri ka dhënë shifër të pasaktë, ka thënë 9 mijë km, në fakt janë 9103 km që qeveria e këtij vendi ka bërë rrugë në territorin e Shqipërisë. Shifër që Rama nuk mund ti pjesëtojë as me dhjetë e as me dymbëdhjetë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›