Shqiperia e meriton statusin e vendit kandidat per ne BE
Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në BE. Ky ishte mendimi i përbashkët i kongresmenit Eliot Engel dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Kështu, në vijim të takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i LSI-së Ilir Meta u prit nga kongresmeni Eliot Engel.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan rreth politikës shqiptare dhe theksuan domosdoshmërinë e një fryme konstruktive në politikë. Kongresmeni Engel dhe kreu i LSI-së ndanë mendimin e përbashkët që interesat e vendit duhet të vendosen mbi interesat e çdo partie. Ata u shprehën të bindur se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në BE.
Njëkohësisht, Meta dhe kongresmeni amerikan diskutuan edhe për proceset integruese të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar mbështetjen për avancimin e axhendës së Kosovës.