PDK Behxhet Pacolli te terhiqet nga kandidatura per President

Behxhet Pacolli
Prishtine 11 shkurt 2011 NOA- Kreret e PDK-se te udhehequr nga Hashim Thaci po vijojne negociatat me liderin e AKR-se Behxhet Pacolli per formimin e koalicionit qeveritar.
Mediat Kosovare ben te ditur se PDK kerkon qe Pacolli te terhiqet nga kandidatura per postin e presidentit te Kosoves pasi brenda partise se kryeministrit Thaci ka kundershtime per zgjedhjen e tij ne kete detyre.
Kryesia e Partise Demokratike te Kosoves mbremjen e djeshme ka mbajtur nje mbledhje ku eshte vendosur te procedoje me fillimin e bisedave formale per krijimin e koalicionit te ardhshem qeveritar.
Anetari i Kryesise se PDK-se Memli Krasniqi ka thene se PDK ka vendosur ti beje oferte zyrtare Aleances Kosova e Re per te zhvilluar bisedimet per arritjen e nje marreveshjeje per qeverine e ardhshme.
Ai ka bere te ditur se LDK-se VV dhe AAK-se PDK-ja nuk do ti beje ftese per koalicion qeverises.
PDK nuk ka marre as nje vendim qe ti beje ftese AAK-se LDK-se apo Vetevendosjes. Per sa i perket Listes Dr. Ibrahim Rugova dhe minoriteteve PDK ka pika te perbashketa dhe do te bisedohet me keto gjate diteve te ardhshme ka thene Krasniqi.
INA/NOA
Lajme te ngjashmeQeverisja e ardhshme ne Kosove mes PDK dhe AKRBerisha-Mujezinovic Ngjarja me madhore per Bosnjen e Shqiperine heqja e vizaveMeta-Mujezinovic Heqja e vizave perforcon aspiratat tona drejt BEPLL PS sabotim me cdo mjet zgjedhjeveKeshilli Kombetar i PD mbledhje per 8 majin Lidhjebisedimet mbledhje Pacolli PDK President takim