PDK: Do të kërkojmë referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Demokristianët denoncojnë procesin zgjedhor: Nuk i përmbushi standardet
Eljona Ballhysa
Partia Demokristiane, e drejtuar nga Nard Ndoka, e cilëson koalicionin midis PD-së dhe LSI-së si bashkimin e dy kundërshtarëve të vjetër politikë, i cili jo vetëm që nuk do të funksionojë, por do të prodhojë krizë politike. Sipas PDK-së, pasojat e këtij koalicioni të çuditshëm do t’i vuajë rëndë vendi. Demokristianët, në një deklaratë për mediat, bëjnë të ditur se të gjithë këtë situatë e solli Kodi i deformuar zgjedhor që u miratua me konsensusin e dy partive të mëdha dhe solli asgjësimin nga skena politike e shumë partive të vogla. Ndërkaq, PDK-ja thekson se do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor nëpërmjet referendumit. Përsa u takon zgjedhjeve të përgjithshme PDK-ja i cilëson se nuk kanë përmbushur standardet duke renditur disa prej shkeljeve që kanë ndikuar në rezultatin negativ të PDK-së.
Koalicioni
“Bashkimi i dy kundërshtarëve të vjetër të politikës për të qeverisur vendin nuk do të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me dy bindje dhe dy programe të kundërta politike, çka do të prodhojë krizë të pashmangshme politike dhe qeverisëse, duke krijuar kosto të rëndë për vendin”, - shkruhet në njoftimin për shtyp të PDK-së. Sipas demokristianëve, krijimin e këtij koalicioni e kushtëzoi ndryshimi i Kodit Zgjedhor me konsensusin e dy partive të mëdha. “Kodi Zgjedhor, i miratuar në konsensus dhe pa transparencë nga dy partitë e mëdha, ashtu siç kishim paralajmëruar, deformoi vullnetin e zgjedhësve, përjashtoi nga përfaqësimi politik faktorë të rëndësishëm të jetës politike të vendit, kufizoi pluralizmin dhe liritë politike të qytetarëve dhe nuk garantoi një qeverisje të sigurt dhe të shëndetshme për katër vitet e ardhshme. PDK-ja gjykon se qeverisja hibride e koalicionit të krijuar nga kriza e prodhuar prej Kodit Zgjedhor ndërmjet PD-së dhe LSI-së nuk do të jetë as qeverisje integrimi dhe as qeverisje progresi, por vetëm vazhdimi i mëtejshëm i krizës, çka do të frenojë zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit të tij në Bashkimin Europian”, - nënvizon PDK-ja, e cila e cilëson procesin zgjedhor jo në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Partia Demokristiane, duke vlerësuar situatën e krijuar gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, edhe pse procesi i administrimit të votës ende nuk ka përfunduar, gjykon se këto zgjedhje nuk i përmbushën standardet demokratike dhe rezultati i tyre përfundimtar nuk shpreh vullnetin e lirë e qytetarëve shqiptarë. PDK-ja, duke analizuar situatën e krijuar nga këto zgjedhje të deformuara, do të kërkojë rishikimin e sistemit zgjedhor nëpërmjet referendumit popullor. Qytetarët duhet të jenë ata që vendosin për sistemin, dhe jo partitë dhe individët që duan t’u imponojnë qytetarëve pushtetin e tyre nëpërmjet ligjeve jodemokratike dhe problematike”, - shkruhet në deklaratë.
Shkeljet
PDK-ja, në deklaratën e saj, ka renditur disa nga shkeljet e bëra gjatë procesit zgjedhor, të cilat kanë ndikuar negativisht në rezultatin e kësaj partie. Që në fillim evidentohet se PDK-ja hyri në zgjedhje pasi ishte sulmuar egërsisht me të gjitha format dhe mënyrat që të jep një pushtet i pakontrolluar, siç ishte rasti i PD-së. “PDK-ja pati firmosur një marrëveshje me PD-në dhe kryetarin e saj, z. Sali Berisha, e cila u shkel në mënyrë të njëanshme dhe flagrante nga PD-ja. Sapo PD-ja nuk pati më nevojë për numrat e PDK-së në Kuvend filloi një gjueti e paskrupullt politike”, - nënvizohet në deklaratën e PDK-së. Më tej sillen në vëmendje arrestimi i zëvendësministrit të transporteve Nikolin Jaka dhe dënimi i tij me një vit burg nga gjykata, e cila u gjend nën presion politik. “Sot Nikolin Jaka shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, çfarë vërteton akuzat dhe kurthet politike për të dëmtuar imazhin e PDK-së. Berisha largoi nga qeveria kryetarin legjitim të PDK-së, z. Nard Ndoka, duke mbajtur për diversion politik dy zv.ministrat, të cilët i detyroi të dalin kundër kryetarit dhe PDK-së. PDK-ja zhvilloi 11 procese gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykatave, duke fituar kundër shtetit në këtë rast, i cili mbështeste individë në këtë parti për të marrë kreun e saj”, - shkruhet në deklaratë. Pas akuzave kundër PD-së dhe kryetarit Berisha në deklaratën e saj PDK-ja rendit vrasjen e kryetarit të degës së PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, si dhe shkeljet e bëra në disa zona zgjedhore. “Në dy zonat zgjedhore në Shkodër, 40 dhe 42, ku komisionet kontrolloheshin me shumicë nga PD-ja, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës, pengohen vëzhguesit e PDK-së dhe Polit të Lirisë. Votat gjatë procesit të numërimit në shumicën e zonave pa prezencën e vëzhguesve të PDK-së u tjetërsuan për subjekte të tjera politike, kryesisht për PD-në dhe kjo në shumicën e rasteve në bashkëpunim me PS-në. PDK-ja dhe Poli i Lirisë ka qenë subjekti më i dëmtuar dhe më i sulmuar në këto zgjedhje”, - shkruhet në deklaratën e PDK-së.
PDK-ja, në përfundim, i bën thirrje KQZ-së që të respektojë ligjin në fuqi dhe të shqyrtojë me paanshmëri politike të gjitha ankimimet e depozituara pranë tij nga forcat politike të dëmtuara nga parregullsitë e procesit. PDK-ja ka shprehur bindjen se nga rinumërimi i votave në qarkun e Shkodrës ajo fiton një mandat deputeti.
Takimi Berisha-Hughes
Britania e Madhe kërkon bashkëpunim në luftën kundër pastrimit të parave
Britania e Madhe kërkon nga Shqipëria rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave. Kërkesa është bërë dje nga drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë kundër Krimeve Serioze dhe të Organizuara të Britanisë së Madhe, Bill Hughes, gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin Berisha. Gjatë fjalës së tij Hughes kërkoi bashkëpunim në sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar, ndërsa vlerësoi rolin e Policisë shqiptare. “Juve jeni një aleat i çmuar i Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit të organizuar. Për shkak të goditjes që grupet e krimit të organizuar kanë marrë në Shqipëri, tani shoh një fenomen që elementë të krimit të organizuar po braktisin Shqipërinë dhe po mundohen të gjejnë strehë në vendet e rajonit. Ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju do të shtrihet edhe në shtetet e tjera. Një fushë ku do të kërkoja të rrisnim bashkëpunimin, është ajo në luftën e përbashkët kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar. Organet britanike të zbatimit të ligjit kanë një respekt gjithnjë e në rritje për Policinë shqiptare”, - theksoi zoti Hughes.
Ndërsa kryeministri Berisha, duke shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, renditi disa nga arritjet e qeverisë shqiptare në këtë fushë. Ai theksoi se lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar është një prioritet parësor i qeverisë. “Kjo platformë ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Janë qindra grupe kriminale të shkatërruara dhe mbi 1000 persona të arrestuar. Niveli i përgjithshëm i krimit në Shqipëri është më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Për shkak të kësaj rënieje ka edhe një ulje drastike të trafikut të drogës”, - bëri me dije kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se nuk ka asgjë më ndërkombëtare se krimi i organizuar dhe se përgjigjja e vendeve tona do të jetë po aq e organizuar. “Koordinimi më i mirë mes agjencive tona është kyçi i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e gatshme të nënshkruajë çfarëdolloj marrëveshjeje me qeverinë britanike, por edhe me qeveritë e tjera, në luftën kundër krimit të organizuar”, - është shprehur Berisha.
Ramush Haradinaj, telegram urimi Berishës për fitoren në zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha ka marrë dje një telegram urimi nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare.
Në urimin e tij, Haradinaj shkruan, ndër të tjera, se e konsiderojnë fitoren e koalicionit të djathtë si mundësi për vazhdimin e mëtejshëm të reformave të nisura në Shqipëri. “Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më lejoni t’Ju uroj për fitoren e së djathtës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. AAK dhe unë personalisht konsiderojmë se fitorja e koalicionit të djathtë do të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të reformave të nisura në Shqipëri si dhe përgatitjen e vendit për integrimet europiane. AAK uron të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen masive në këto zgjedhje si dhe për një mbarëvajtje të admirueshme gjatë gjithë procesit zgjedhor. AAK është e bindur se Shqipëria me këtë nivel të zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka dëshmuar se është vendi i cili respekton parimet demokratike dhe është e gatshme për t’iu bashkangjitur familjes së madhe të Bashkimit Europian. AAK është e bindur se ky proces zgjedhor, i cili ka përshkruar një nivel të lartë të demokracisë, do të ndihmojë edhe Republikën e Kosovës për proceset demokratike dhe zgjedhore që e presin përpara. AAK beson se së shpejti edhe në Kosovë do të triumfojë e djathta”, - shkruan Haradinaj në letrën dërguar Berishës.
14 Korrik 2009