Rama: “Pas kutive të Fierit, të zbardhet e vërteta e Beratit, Shkodrës dhe Tiranës”
Kryetari socialist kërkoi dje transparencën e të gjitha kutive ku socialistët kanë pretendime
Kryetari socialist, Edi Rama, ka bërë thirrje dje për të vazhduar procesin e numërimit edhe në kutitë e disa qarqeve të tjera, pasi në kutitë e Fierit u vërtetua pretendimi i selisë rozë. “Shqipëria pa dje të vërtetën e fshehur me dhunë për dy javë rresht në kutitë e marra peng nga Sali Berisha në Fier. Leximi deri në fund i verdiktit të popullit të Fierit i dha Partisë Socialiste mandatin e 9-të dhe provoi katërcipërisht drejtësinë e qëndrimit tonë të prerë në këtë proces, duke nxjerrë në dritën e diellit të vërtetën se edhe pa bërë transparencë mbi Beratin, Shkodrën e Tiranën, Sali Berisha nuk e ka marrë mandatin për të qeverisur edhe 4 vjet të tjera Shqipërinë. Por një gjë shumë më jetike jo vetëm për Parlamentin e ri, por në radhë të parë për demokracinë tonë, të sqarohet deri në fund e vërteta e 28 qershorit dhe të hetohet deri në fund, qoftë shpërndarja e votave në Berat, Shkodër, e Tiranë, qoftë dokumentacioni zgjedhor, nga listat deri tek identitetet e zgjedhësve në të gjitha kutitë e dyshuara, gjë të cilën jemi të vendosur ta bëjmë pas daljes së rezultatit në rrugët që parasheh ligji”, - deklaroi dje Rama.
Kërkesa
Një kërkesë specifike Edi Rama e kishte dje për numërimin e kutive të Beratit, si një akt i domosdoshëm pas “fryteve” që dha rinumërimi i kutive të Fierit. “Populli i Beratit, sot, ashtu si ai i Fierit dje, duhet të lexojë në dritën e diellit vendimin e tij sovran të 28 qershorit dhe KQZ-ja e Sali Berishës nuk duhet të guxojë t’i mohojë Partisë Socialiste të drejtën ligjore për të kërkuar mandatin e 5-të përmes rivlerësimit të të gjitha votave të pavlefshme, numri i të cilave në atë qark është më i madhi në të gjithë Shqipërinë për qendër votimi dhe rinumërimit të një sërë kutish të dyshuara. 28 qershori nuk ka sjellë mandat të ri qeverisës për Sali Berishën, kjo tanimë është përfundimisht e qartë”, - deklaroi Rama.
Kreu socialist prej dy javësh ka dirigjuar hap pas hapi të gjitha lëvizjet e selisë rozë në përpjekjet e saj për të sqaruar të vërtetën e votimit në disa kuti problematike.
Mesazhi
“Unë i falënderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e qytetaret e Fierit, të cilët jo vetëm e votuan si asnjëherë më parë Partinë Socialiste, por edhe na mbështetën pa asnjë lëkundje në përpjekjen tonë për të mbrojtur votat e tyre, ashtu sikundër falënderoj mijëra votuesit tanë në mbarë Shqipërinë, të cilët prej dy javësh nuk rreshtin së kontaktuari me Partinë Socialiste në Tiranë e me mua personalisht për të kërkuar çuarjen deri në fund të përpjekjes ligjore për zbardhjen e krimit elektoral të 28 qershorit”, - deklaroi dje Rama. Sipas tij, hetimi i Beratit, Shkodrës e Tiranës bazohet në të drejtën e padiskutueshme që PS-së i jep ligji. “Është sot detyrimi ynë elementar ndaj një populli të tërë që nuk mund të shkelet në sovranitetin e tij dhe kontributi ynë i pashmangshëm për demokracinë në këtë moment shumë delikat kur duhet të vendoset nëse vota është e drejta themelore e qytetarëve apo prona e patundshme e pushtetarëve”, - theksoi kreu socialist.
Vendimi, socialistët padisin kreun e KQZ-së, Arben Ristani
PS: U shkel hapur Kodi Zgjedhor, padi edhe për tre anëtarë të tjerë
Partia Socialiste po përgatit dosjen për ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, por përveç kësaj, do të bëjnë gati dhe kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, si dhe për anëtarët e tjerë të këtij institucioni që rrëzuan kërkesën e PS-së për rivlerësim të votave në qarkun e Beratit. Për këtë vendim të saj, PS-ja i mbështet argumentet e saj ligjore në dy nene të Kodit Zgjedhor; në Nenin 136 dhe në Nenin 138. Në Nenin 136, pika 3 thuhet: “Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën. Kërkesa mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimimit”. Ndërsa në pikën 4 të po këtij neni thuhet: “KQZ-ja nuk mund të refuzojë kërkesën për prova të bërë sipas pikës 3 të këtij neni”. PS-ja i mbështet gjithashtu argumentet e saj ligjore kur thotë se do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor dhe se do të bëjë kallëzim penal për shpërdorim detyre për anëtarët e KQZ-së që rrëzuan kërkesën edhe në Nenin 138, pika 3, ku thuhet: “Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara”. PS-ja duket e vendosur në betejën e saj ligjore, ndërsa duket se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të kërkojë sërish kohë.
Deklarata
Lidhur me vendimin e KQZ-së për kutitë e Beratit reagoi dje dhe zëdhënësja e kësaj partie, Armela Imeraj, e cila e cilësoi këtë vendim të KQZ-së si një shkelje të pastër ligjore që përkthen frikën e kryeministrit Berisha ndaj rezultatit të Beratit. “Vendimi i shumicës së KQZ-së për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit, duke shkelur haptazi ligjin dhe dhunuar të drejtën tonë ligjore për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme e për numërimin e një sërë kutish të dyshuara në atë qark, përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm të frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, po edhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit.
Ligji na e jep qartë dhe fare shkoqur të drejtën për të kërkuar transparencë të plotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe as katër ushtarë të verbër të Sali Berishës në KQZ, as përfaqësuesit ligjorë të tij që vijimësisht kanë kërcënuar në sy të të gjithë publikut zonjën Dëshira Subashi, as vetë Sali Berisha, nuk mund të na e mohojnë këtë të drejtë me dhunë”, - tha dje Imeraj.
Pretendimi
Sipas Imerajt, populli i Beratit nuk mund të grabitet në lirinë e tij për të ndarë mandatet e përfaqësuesve të vet. “Zgjedhësit tanë në qarkun e Beratit nuk mund të shkelen në të drejtën e tyre për të zgjedhur se kush do t'i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm. Parlamenti i ri i Shqipërisë në NATO dhe në dyert e Bashkimit Europian nuk mund të jetë legjitim pa u zbatuar Ligji Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Partia Socialiste nuk mund të zmbrapset në detyrimin e saj për të mbrojtur liri e të drejta shqiptarësh që as na i ka dhënë e as na i merr dot Sali Berisha. Mohimi i kësaj të drejte themelore na bind edhe më shumë në drejtësinë e qëndrimit tonë për të mos i njohur zgjedhjet në qoftë se rezultati i tyre është i imponuar në kundërshtim me vullnetin e popullit sovran e me ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Ashtu sikundër kjo e drejtë e mohuar forcërisht nga një kryeministër që nuk i ka votat e shqiptarëve për një mandat të dytë, e vendos forcërisht opozitën në detyrimin për të kërkuar me çdo mjet demokratik atë që sot iu mohua me mjete antidemokratike”, - deklaroi dje zëdhënësja e PS-së.
14 Korrik 2009