PDK: "Kriza, qeveri teknike dhe zgjedhje te reja"
Partia Demokristiane mbeshteti dje dialogun politik midis partive te opozites dhe mazhorances. Permes nje komunikimi per mediat, kreu i demokristianeve, Nard Ndoka "shprehu bindjen se kriza politike nuk do te zgjidhet pa larguar nga pushteti kryeministrin Sali Berisha shkaktarin e krizes se tanishme dhe te shume krizave te tjera qe ka kaluar vendi". "Kjo krize politike zgjidhet vetem nepermjet hetimit te zgjedhjeve, zbardhjes se te vertetes mbi manipulimet masive me numerimin e votave dhe largimin e kryeministrit qe qendron ne detyre me vota te vjedhura", deklaroi Ndoka. Sipas tij, "kjo krize politike ka vetem zgjidhje politike qe mund te arrihet vetem nepermjet konsensusit politik per krijimin e nje qeverie teknike dhe caktimin e dates se zgjedhjeve te reja brenda ketij viti". Ai tha se "PDK edhe njehere u ben thirrje partive te mazhorances te reflektojne me pergjegjesi ndaj rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe i fton ato te behen pale per zgjidhjen e krizes politike". Per kreun demokristian, Shqiperia ka shtate muaj qe mbetet e bllokuar nga nje krize e thelle politike.