E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion teknologjik i Policise

Nje nder kushtet kryesore per integrimin ne Bashkimin Evropian eshte dhe menaxhimi i kufijve, lufta kunder krimit te organizuar dhe kontrabandes dhe kontrolli i brendshem i territorit shqiptar. Tashme gjithcka do te jete nen kontrollin e nje teknologjie teper te larte, sipas parametrave te vendeve perkrah te cileve duam te integrohemi. Dikur Policise Shqiptare i duhej shume pune, kohe dhe energji per te kryer detyren ne mbrojtje te qytetareve te saj. Dikur, per te rene ne gjurmet e nje personi te kerkuar nga drejtesia, per te goditur krimin e organizuar dhe per te kontrolluar ruajtjen e kufijve kerkohej puna e shume agjenteve si dhe koordinimi i disa strukturave. Sot policia shqiptare ka nje menyre te re, per te vepruar me me profesionalizem e me saktesi, nepermjet teknologjise. Drejtori i Migracionit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Nikoll Ndoci, tregon se dikur duheshin ore te tera per te arritur te identifikoje nje kontingjent krimi. Ministria e Brendshme eshte drejt perfundimit te nje reforme teknologjike, ku synohet ruajta dhe kontrolli i kufijve, goditja ndaj krimit te organizuar dhe kontrabandes, por edhe kontrolli i brendshem i territorit shqiptar. Dhe kjo, duke filluar qe nga te dhenat per ekspertet e kriminalistikes ndaj shkelesve te ndryshem e deri tek kontrolli i akseve rrugore dhe ne qytetet e vendit, nepermjet radareve.
Teknologjia dhe programet me te fundit per kufirin dhe Policine Kriminale, te cilat komunikojne online me sallat operative te Policise se Shtetit, gjetem edhe ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit. Ne ndihme te punonjesve te policise jane kamerat dhe aparatura kompjuterike qe mundesojne marrjen e cfaredo lloj informacioni vetem ne pak sekonda per cdo shtetas shqiptar ne cdo pike te hyrjes dhe daljes ne kufi.
Sistemi TIMS eshte instaluar ne 26 pikat e kalimit kufitare ne te cilat funksionon edhe lidhja me bazen e te dhenave te Interpolit. Ne kete menyre, cdo gje eshte e kontrolluar, personat me precedente penale nuk mund te hyjne apo te dalin lirisht, madje menjehere arrihen te zbulohen edhe mjetet e vjedhura ne shtetet evropiane, nderkohe qe goditet krimi i organizuar dhe kontrabanda. "30 vende te BE-se kane sjelle emrat e personave me levizje te kufizuar. Po hedhim emrat, te cilet jane shume", ka qene deklarata e Ndocit, teksa ka evidentuar dhe suksesin e policise shqiptare. Me funksionimin e nje sere programesh per perpunimin e informacionit kriminal, kontrollin e kufirit, Policia e Shtetit eshte e afte qe te kontrolloje online gjithe territorin shqiptar. Tashme, teknologjia eshte arma e re per te goditur krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›