E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE: Bojkoti i opozites, tani tradite

"Situata ne Shqiperi me shqeteson shume. Duket tashme si nje tradite shqiptare bojkotimi i punimeve te Parlamentit nga ana e opozites. Mua nuk me pelqen kjo gje, nuk mendoj se i sherben vendit dhe popullit". Keshtu e nis deklaraten e tij per mediat, Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Torbjorn Jagland, pas miratimit ne Asamblene Parlamentare te nje rezolute, qe i ben thirrje paleve te gjejne nje zgjidhje urgjente per krizen politike ne Shqiperi. Edhe drejtuesi me i larte i Keshillit te Evropes flet per nje krize ne Shqiperi, qe me gjithe perpjekjet e perfaqesuesve demokrate ne delegacionin shqiptar per ta hequr ate nga rezoluta, qendron si nje rrezik real per te demtuar funksionimin e demokracise ne Shqiperi. "Nese Parlamenti nuk kryen funksionin e tij, atehere kete rol do ta marrin te tjeret, nuk di te them se cfare lloj forcash, por nje gje e tille do te ndodhe", paralajmeron me tej Jagland. Sekretari i Pergjithshem i KiE-se premton asistencen e organizates se rendesishme evropiane ne tejkalimin e kesaj krize, por njekohesisht keshillon forcat kryesore politike te marrin vete persiper pergjegjesite, ne vend qe te kerkojne ndihme nga jashte. Sipas tij, monitorimi i Keshillit te Evropes ndaj Shqiperise do te vazhdoje per sa kohe ai te jete i nevojshem. Keshilli i Evropes zbarkon ne Shqiperi ne fillim te shkurtit me drejtuesit e tij me te larte. Kriza aktuale politike e ka detyruar organizmin e rendesishem evropian, qe pervec rezolutes se miratuar, ku i behej thirrje paleve te gjenin nje zgjidhje urgjente, permes hetimit te zgjedhjeve dhe rikthimit te opozites ne Parlament, te ndermarre hapa konkrete, duke zhvilluar takime e bisedime me te gjithe aktoret politike. Komisioni presidencial i Keshillit te Evropes, struktura me e larte drejtuese, e perbere nga presidenti i Asamblese Parlamentare Mevlyd Cavoshuglu, drejtuesit e grupeve politike dhe Sekretari i Pergjithshem i KiE-se, do te shoqerojne dy reporteret Lakso dhe Uilshajr, ne viziten e fillim-shkurtit. Ne faqen zyrtare te Asamblese se KiE saktesohet se kjo vizite e nivelit te larte ka per qellim "dhenien e mbeshtetjes per zgjidhjen e situates aktuale politike dhe asistimin e presidentit Topi, ne rolin e tij te mediatorit, per te rikthyer dialogun politik". Keshilli i Evropes vendos keshtu te ndermarre nje hap te tille, me paralajmerimin se zgjatja e krizes mund te destabilizoje vendin. Ne rezoluten e miratuar te enjten, Asambleja i kerkoi qeverise dhe opozites t'i japin fund krizes politike. Ne vecanti ajo i kerkoi qeverise te krijoje pa vonesa nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009, duke i bere paralelisht thirrje opozites te kthehet ne Kuvend dhe te marre pjese ne punimet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›