E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tryeze per te hapur kutite, ose protesta"

Partia Socialiste reagoi dje ndaj deklarates se kryetarit te delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit Evropian, duke kerkuar nga mazhoranca qe t'i lere talljet dhe te ulet ne tryeze per te dialoguar. Permes nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Olta Xhacka, vleresoi se "eshte per te ardhur keq qe sot na perfaqesojne ne pushtet njerez qe po tallen perdite me kete popull". Sipas saj, "doli z. Rusmajli, per t'u treguar se Keshilli i Evropes s'paska folur per krize kur ka shkruar ne rezolute se Shqiperia eshte ne krize". "I bejme apel Sali Berishes te mos nxjerre me gjuhen permes burrash pa goje e fytyre per t'u tallur me shqiptaret, po te ulet pa humbur kohe ne tryezen e Presidentit, per te dialoguar e hapur kutite, ku jane dhe rrenjet e krizes qe po mbyt shqiptare", drejtoi thirrjen zyrtarja e lart socialiste. Ne te kundert, vijoi Xhacka, "vetem protesta do te kete deri ne largimin e kesaj Qeverie qe ka grabitur zgjedhjet per te grabitur gjithe Shqiperine". Duke garantuar nje qendrim konsekuent te kesaj partie porsa i perket protestave masive deri ne hapjen e kutive te votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›