Pernaska: Edi Rama kerkoi perjashtimin e Shqiperise
Anetarja e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Komisionit Evropian, Lajla Pernaska, cilesoi dje si nje "akt te shemtuar dhe antikombetar, tentativen per perjashtimin e Shqiperise nga KiE". Permes nje deklarate per shtyp, deputetja demokrate vleresoi se "ky eshte i organizuar me paramendim nga Edi Rama e pinjollet e tij dhe zgjoi nje percmim te madh ne Asamblene Parlamentare te KiE". "Nga te gjithe koleget parlamentare te te gjithe delegacioneve te vendeve anetare te KiE-se, ky akt u denua si tejet i ulet, aq sa dhe vete ai qe duke shfrytezuar rregulloren e Asamblese Parlamentare, kerkoi ne diten e pare mos ratifikimin e kredencialeve te delegacionit shqiptar, e kuptoi se ku kish rene dhe se ishte mashtruar dhe u detyrua te nesermen qe i pari te votoje per kredencialet e pamohueshme te delegacionit shqiptar", u shpreh Pernaska. Sipas saj, "duke kerkuar perjashtimin e Shqiperise, nga nje institucion nderkombetar, ne te cilin vendi yne eshte anetaresuar nga te parat vende ne rajon, qe ne qershor 1995, Edi Rama faktoi me qartazi se kurre, se izolimi i Shqiperise eshte trashegimia me e zeze nga eterit e tij historike dhe biologjike". Ajo denoi "me shume force kete akt sa te shemtuar, aq dhe te padenje", dhe ne te njejten kohe apeloi "duke u bere thirrje deputeteve te PS te denojne antikombetarizmin e kryetarit te tyre dhe te pinjolleve te tjere nen petkun e tij". "Edhe nje here theksoj se ky akt i fundit i Edi Rames, dhe perpelitjet e turpshme , e te deshtuara te tij per te penguar Shqiperine ne procesin e saj te integrimit, shenon perballjen me kerkesen zyrtare me antishqiptare te bere pergjate gjithe historise tone te 20 viteve te fundit", tha Pernaska.
Ish-kreu i shtetit, anetar i Asamblese se socialisteve tha se nga Kuvendi te kerkohej hapja e kutive, ndersa nderhyrjen e Topit e quan te vonuar