E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt: Statusi, po monitorojme Shqiperine, vazhdoni reformat

Brukseli po ndjek me vemendje te vecante zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, edhe per shkak te momentit delikat qe po kalon vendi yne, ne procesin e integrimit. Paralelisht me shqetesimin e shprehur ne disa raste nga perfaqesuesit e vendeve te BE-se ne Tirane, tashme nje zyrtar i larte i Brukselit, si ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, kerkon konkretisht vazhdimin e rruges se reformave. Shefi i diplomacise se vendit qe mbajti presidencen e BE-se, deri ne fillim te vitit 2010, ka pohuar se Bashkimi Europian eshte i interesuar per progresin e Ballkanit Perendimor, ndersa po ndjek me interes ecurine e reformave, sidomos ne shtetet qe kane aplikuar per statusin e kandidatit, ku ben pjese edhe Shqiperia. Nderkohe qe jo pak vledresime ka pasur per progresin e Shqiperise, ne realizimin e kushteve te vena nga ana e Komisionit Evropian. Njeheresh eshte ne perfundim plotesimi i Pyetesorit. Jane vleresuar menaxhimi i integruar i kufijve dhe pasaportat biometrike per procesin e liberalizimit te vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›