PDK Mocioni rrugedalja nga kriza

Edhe partia e kryeministrit Thaci e sheh mocionin e mosbesimit ndaj qeverise si rrugedalje nga kriza institucionale. Ajo cka ende mbetet enigme jane votat e deputeteve te PDK-se te marten ne Kuvend kur edhe eshte planifikuar te hidhet ne votim mocioni i mosbesimit ndaj qeverise se kryeministrit Thaci.
Ne nje konference per media zedhenesi i PDK-se Blerand Stavileci tha se PDK-ja eshte pro zgjidhjeve kushtetuese dhe te shpejta por nuk sqaroi qendrimin ndaj mocionit.
Zedhenesi njeheresh Ministri i Bujqesise ne qeverine e Kosoves Blerand Stavileci la te hapur mundesine hyrjes ne koalicion qeverises me te gjitha subjektet politike perfshi edhe Aleancen per Ardhmerine e Kosoves. Por ai mohoi qe ne kete kohe po zhvillohen biseda me ndonje subjekt politik.
Nderkaq i pyetur rreth akuzave te kryetarit te PDSH-se Menduh Thaci ne drejtim te anetareve te PDK-se Stavileci tha se keto u takojne zhvillimeve politike te nje shteti tjeter.