Uke Rugova bojkoton zgjedhjet ne LDK

Uke Rugova i qendron besnik qendrimit te tij per shkeputje nga Fatmir Sejdiu dhe bojkoton procesin zgjedhor ne degen e trete te Prishtines e cila mban emrin Ibrahim Rugova.
I biri i ish-presidentit Rugova bojkotoi procesin zgjedhor ne degen e LDK-se ne Velani megjithese pak dite me pare u be pjese e saj. Por mesa duket mungesa e tij do te justifikohet nga dega e LDK-se ne Velani.
Uke Rugova deklaroi me pare se garen e tij zgjedhore do ta niste pikerisht nga kjo dege pjese e se ciles kishte qene edhe babai i tij Ibrahim Rugova. Por i pakenaqur me procesin zgjedhor dhe me drejtimin e LDK-se nga Fatmir Sejdiu Uke Rugova bashke me Bujar Bukoshin vendosen te dalin me listen alternative LDK-Ibrahim Rugova me te cilen do te garojne ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.