PDK: Qeveria ka dështuar me pronat
Qeveria ka dështuar me pronat. Ky ka qenë mendimi i PDK-së, duke kritikuar kështu punën 7 mujore të qeverisë. “PDK ndoqi me vëmendje bilancin e bërë nga kryeministri Sali Berisha për 7 mujorin e qeverisjes dhe vlerëson si një dështim të plotë çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave, apo legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ende nuk është dhënë asnjë dokument legalizimi, ndërkohë që po merren vazhdimisht vendime abuzive antipronë”- tha Sekretari Politik i kësaj partie, Lazër Stani .
Sipas tij Berisha përveç disa arritjeve të vakta që pamendi harroi të përmendëte punën e partnerëve dhe pikërisht rolin që ka luajtur PDK në sektorin e Shëndetësisë.
“Meqënëse kryeministri ka vendosur lënien e PDK-së jashtë qeverisë, ai nuk i përmendi këto arritje. Reformat kushtetuese e parlamentare, veç të tjerash fryt edhe i partive të tjera, përfshirë edhe PDK-në, kryeministri i personalizoi si arritje të tij, gjë që natyrisht nuk është e saktë”,- tha Stani.