Fluks emigrantesh ne Durres ne 24 ore mberrijne 16 mije persona
Fundjava e fundit e muajit korrrik ka snjellë një numër lartë shtetasisht shqiptar e të huaj që hyjnë vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
Vetëm mëngjesin e se shtunes në portin e Durrësit janë ankoruar gjashtë tragete nga ku kanë zbarkuar mbi 5600 shtetas, si dhe 2100 automjete.
Ndërsa në orët e pasdites pritet të mbërrijnë dhe tre tragete të tjera, nga ku do të sjellë në total një fluks prej më shumë se 9 mijë pasagjerësh.
Për të përballuar fluksin, autoritetet në Portin e Durrësit kanë vënë në dispozicion të pushuesve dhe emigrantëve që kthehen në vendlindje 35 sportelet, që proçedurat të kryhen sa më shpejt, duke mos u regjistruar vonesa apo radhe të gjata.
Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit, në Portin e Durrësit kanë hyrë mbi 16 mijë persona me rreth 6 mijë automjete, ndërkohë që kanë dalë nga kjo pikë kufitare rreth 3 mijë e 200 persona si dhe 1100 automjete.
Agjensite e udhetimit raportojne se java e parë e muajit gusht do të sjellë një numër akoma edhe më të madh të shtetasve që kthene në vendin tonë nëpërmjet kësaj pike kufitare.