E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendoni simuluesit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë thirrje që futbollistët të cilët simulojnë për të nxjerr penallti, duhet të suspendohen për tri ndeshje.

Mesfushori i Manchester United, Ashley Young simuloi për të nxjerr penalltinë e dytë në javët e fundit, në ndeshjen kundër Aston Villas të dielën.

“I kuptoj situatat kur futbollistët thonë se toki u takon atyre në një rivënie anësore, ose goditje nga këndi, por nuk i pranoj rrëzimet teatrale në gjashtëmbëdhjetëmetërsh. Mendoj se ata që simulojnë duhet të suspendohen për tri ndeshje”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›