Të gjithë në fushë me numrin 25

Presidenti i Serisë B, Andrea Abodi ka bërë të ditur se në fundjavë, të gjithë futbollistët e skuadrave nga divizioni i dytë i futbollit italian do të luajnë me fanella me numrin 25, në nder të mesfushorit të Livornos, Piermario Morosini i cili vdiq të dielën si pasojë e sulmit kardiak.
“Në fundjavën e ardhshme të gjithë futbollistët do të paraqiten në fushë me fanella me numrin 25 të Morosinit”, deklaroi Abodi për mediet italiane.
Kurse, klubi Livornos ka njoftuar se do ta pushojë fanella me numrin 25, e bartur nga Morosini.