E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu dhe Erdogan shtrengim duarsh

Kryeministrat e Greqisë dhe Turqisë i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit vetëm pak ditë pasi Athina zyrtare bëri të ditura planet për ngritjen e një gardhi mbrojtës përgjatë kufirit tokësor me Turqinë. George Papandreou and Tayyip Erdogan mbajtën një takim ku morën pjesë dhe ministrat e jashtëm në qytetin lindor të Erzurum.

Cështja e emigracionit të paligjshëm mbëtët në qendër të bisedimeve ku gjithashtu nuk mungojnë as cështja e Qipros së ndarë që pengon aderimin e Turqisë në Bllokun europian si dhe shkelja e kufijve ajrorë nga aeroplanë ushtarakë turq. Armiqtë historikë në kufijtë e një luftë mes tyre në vitin 1996 kanë përmirësuar lidhjet mes tyre që në vitin 1999 kur tërmetet në të dy vendet nxitën ndihma dhe përpjekje për lidhje më të ngushta e fqinjësi të mirë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›