E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja me ndryshime në Prizren

Pakënaqesitë e shumta brenda degëve dhe nëndegëve të PDK-së në Prizren, kanë bërë që kjo e fundit të ndryshojë listën e kandidatëve.

“Janë ndryshuar disa emra në listë. Janë larguar disa kandidatë dhe janë zëvendësuar me disa të tjerë ku është parë më e arsyeshme që të jenë”, - kanë bërë të ditur disa burime të PDK-së për PrizrenPress.

PDK-ja është partia e vetmja parti në Prizren që nuk ka publikuar emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Ajo ka shfrytëzuar kohën ligjore të KQZ-së për të “korrigjuar” listën zgjedhore /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›