Berisha: Rama nuk do të hapë asnjë vend pune

Në debatin për programin e qeverisë, ish kryeministri Shqipërisë, tani më deputet i PD-së, Sali Berisha është drejtuar me një tonë të ashpër ndaj qeverisë Rama.
Berisha para deputetëve tha se kryeministri i tanishëm Edi Rama ka premtuar 300 mijë vende pune por që sipas Berishës ato nuk do të realizohen.
Kabineti i ri qeveritar është zgjeruar 30% dhe se 3 nga ministrat rrjedhin nga një familje dhe që kjo qeveri sapo ka shpallur epokën e rrënimit u shpreh ish-kryeministri.
Kurse me një ton më ndryshe dhe duke ironizuar Sali Berishën i cili harroi fletën e shënimeve në foltore e Kuvendit, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama i cili i tha një punonjëse të parlamentit t’ia dërgoj zotëriut deputet (duke aluduar për Sali Berishë).
Më tej Rama shtoi se në seancën e kaluar, anëtarët e PD-së kanë ikur nga salla pa dëgjuar fjalimin e projektit për qeverinë. /Indeksonline/