PDK kërkon bashkëpunim për Kodin Zgjedhor
Partia demokristiane i kërkoi demokratëve të bashkëpunojnë për kodin zgjedhor e të mos bëjë diversion mes të majtëve. Sipas demokristianeve bashkëpunimi i njëanshëm rrezikon kodin zgjedhor dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
TIRANE - “Në kushtet kur Kodi i ri Zgjedhor, po rimerret në shqyrtim, ne ftojmë Partinë Demokratike të reflektojë me përgjegjësi dhe të dëshmojë angazhimin dhe seriozitetin e saj në rishqyrtimin e atyre neneve të Kodit Zgjedhor që vënë në pikëpyetje standardet europiane të zgjedhjeve dhe të mos mbetët peng i aventurizmit politik të partive të majta, të cilat krizen e vet po përpiqen ta shndërrojnë në një krizë të zgjedhjeve”- thuhet në një deklaratë të PDK-së.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Ndue Shpani tha se - demokristianët, duke vlerësuar me përgjegjësi ecurinë e reformës zgjedhore, kundërshtuan një ligj zgjedhor të deformuar, që përjashton nga procesi i administrimit të votës PDK-në.
“Tani që ligji është në rishqyrtim, është momenti që të rivendosim me PD-në urat e bashkëpunimit serioz dhe të sinqertë, jo vetëm për të garantuar një ligj zgjedhor të standartit europian, por edhe për të garantuar fitoren e zgjedhjeve nga Kolicioni i forcave të djathta në 2009-ën”- vazhdoi Shpani.
Partia Demeokristiane ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin publik të kryeministrit Berisha për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe gatishmërinë e tij për dialog me të gjitha forcat politike. Por PDK pret që angazhimi i kryeministrit të mos mbetet në kuadrin e deklaratave, por të konkretizohet me rifillimin e menjëhershëm të dialogut.
“Ne shprehim bindjen se bashkëpunimi i PDK-së me PD-në, jo vetëm për reformën zgjedhore, por edhe në zgjedhjet politike të 2009-ës, është një garanci për fitoren e koalicionit të djathtë në këto zgjedhje, çka do të sigurojë një qeverisje demokratike dhe të aftë për zhvillimin ekonomisë së vendit, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”- përfundoi Shpani.
(O.Zh/ BalkanWeb)