Greva, përfundon i sëmurë në spital një grevist
Prej 5 ditësh 10 kryefamiljare të pallatit të shembur janë në greve urie dhe kërkojnë dëmshpërblim në vlere reale pas tragjedisë së rëndë të ndodhur nga ndërtimi pa kriter i një pallati tjetër poshtë tij. Shembja e pallatit shkaktoi vdekjen e tre personave dhe la të pastrehë mbi 50 familje.
GJIROKASTER - Përfundon ne spital një nga grevistet e urisë ne Gjirokastër. Mjeket thonë se Fejzi Aliu është në gjendje të rëndë shëndetësore me probleme kardiake dhe hipertension. Prej 5 ditësh 10 kryefamiljare të pallatit të shembur janë në greve urie dhe kërkojnë dëmshperblim në vlere reale pas tragjedisë së rëndë.
Para një muaji në Gjirokastër u shemb një pallat për shkak të një ndërtimi pa kriter që po bëhej afër tij. Shembja e pallatit shkaktoi vdekjen e tre personave dhe la të pastrehë mbi 50 familje. Kjo pasi ekipi i specializuar vendosi të shembi edhe pjesën tjetër të pallatit që kishte ngelë në këmbë, pasi paraqiste rrezikshmëri të lartë për banorët dhe për banesat e tjera në afërsi të tij.
(O.Zh/ BalkanWeb)