Tiranë, sekuestrohet 2.4 kg heroinë, në pranga një 48- vjeçar
Gjatë orëve të mbrëmjes, policia e Tiranës ka arritur të vërë në pranga një 48- vjeçar, i cili u kap në flagrancë me gjysmë kilogramë heroinë pranë fushës së aviacionit civil. Ndërkohë nga kontrolli i bërë në banesë, këtij shtetasi ju sekuestrua edhe 1 kg tjetër heroinë.
TIRANE - Policia e Tiranës ka sekuestruar në orët e mbrëmjes një sasi prej 1.4 kg heroinë. Lënda narkotike është sekuestruar pranë fushës se aviacionit dhe mësohet se policia ka vënë në pranga Binak Dobrushin, 47 vjeç. Nga operacioni flesh i zhvilluar Dobrushit ju kap gjysmë kilogramë heroinë, e destinuar për rrjetin e shpërndarësve. Ndërkohë që nga kontrolli i bërë në banesën e tij u sekuestrua edhe 1 kg heroinë e fshehur prej tij.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshira në trafikun e heroinës në Tiranë.
(O.Zh/ BalkanWeb)