Agim Pepa, kërkesë Presidentit Topit për falje
Ekzekutori i komisarit të policisë, Gani Malushi, Agim Pepa, të cilin drejtësia e ka mbyllur përjetë në qeli, duket se po kërkon me çdo kusht të rifitojë një shpresë që mund t’ia japë vetëm kreu i shtetit
TIRANE-Ekzekutori i komisarit të policisë, Gani Malushi, i ka kërkuar Presidentit Bamir Topi ta falë nga burgimi i përjetshëm. Agim Pepa, të cilin drejtësia e ka mbyllur përjetë në qeli, duket se po kërkon me çdo kusht të rifitojë një shpresë që mund t’ia japë vetëm kreu i shtetit. Në kërkesën që Pepa ka dorëzuar pak kohë më parë në Presidencë, e bën me dije numrin një të shtetit shqiptar se nuk ka pasur qëllim të vrasë komisarin e policisë, Gani Malushi. Për faljen e Pepës duket se janë dakord shumë drejtues lokalë të Mirditës, të cilët nuk kanë hezituar të hedhin firmën e tyre në kërkesë. Kreu i shtetit pritet të falë dhjetëra të dënuar me rastin e festave të fundvitit. Nuk dihet nëse emri i të dënuarit me burgim të përjetshëm do të jetë në këtë listë. Por mësohet se dosja e Agim Pepës gjendet në institucionin më të lartë në vend dhe pret vetëm që Presidenti Topi të vërë dorën në zemër dhe të vendosë që nëpërmjet dekretit të tij t’i japë apo jo një shans të dytë.
Kërkesa
Mes qindra kërkesave që të dënuarit i kanë dërguar Presidentit për t’i falur, gjendet dhe ajo e Agim Pepës. Në fakt, rasti i mirditorit nuk është si i gjithë të tjerëve, pasi ai është dënuar maksimalisht për vrasjen e komisarit Gani Malushi pesë vite më parë në Durrës. “Më falni nga burgimi i përjetshëm. Gani Malushin nuk e kam vrarë me dashje, por gabimisht”, - mësohet të ketë shkruar Pepa në kërkesën dorëzuar në zyrën e kreut të shtetit. Për rastin e Pepës është kërkuar informacion nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, juristët e së cilës e kanë përpiluar si në të gjitha rastet e tjera në mënyrë të detajuar. Por nëse emri i Agim Pepës do të jetë në listën e të falurve, këtë nuk mund ta thotë askush, deri ditën kur Presidenti Bamir Topi do të firmosë dekretin për faljet.
Historia
Emri i Agim Pepës do të bëhej mjaft i njohur në botën e krimit, mesditën e 6 gushtit 2003, kur në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Durrësit qëlloi mbi makinën me targa policie 0299, në të cilën udhëtonte nënkomisar Gani Malushi. Breshëritë e plumbave lanë të vdekur në vend shoferin e Malushit, Gjovalin Prengën, me të cilin Agim Pepa kishte hasmëri, pasi dyshonte se pjesëtarë të familjes së tij i kishin vrarë babain. Ndërsa Malushi mbeti i plagosur rëndë dhe gjeti vdekjen më pas në spital. Atentatori që u identifikua se ishte Agim Pepa, u largua duke mos rënë në prangat e policisë. Por teksa policia vuri një shpërblim të majmë për këdo që jepte informacion për vendndodhjen e tij, Agim Pepa, zgjedh të vetëdorëzohet. Kështu më 1 prill 2004, bashkë me avokatin e tij paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku deklaron se nuk kishte pasur aspak qëllim të vriste nënkomisar Malushin. Pak ditë pas vetëdorëzimit gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)