Masakroi dhe e hodhi në plehra gruan, arrestohet Romeo Babani

Pas tre ditësh kërkim, bie në prangat e policisë shtetasi Romeo Babani, i cili masakroi tre ditë më parë ish-bashkëshorten e tij. Ndalimi i autorit u bë pranë banesës së tij dhe mbi të rëndon akuza për plagosje të rëndë të ish-bashkëshortes së tij Eriselda Elmazi, e cila ndodhet në gjendje kome në spital.
Shënonte data 17 shtator i këtij viti, kur 28-vjecari e dhunoi barbarisht Elmazin pas një sherri mes tyre. 24-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve është gjetur pas dy orësh, në kazanin e plehrave në Lagjen Nr. 8 të qytetit të Korçës.
Ajo është rrahur dhe plagosur nga bashkëshorti i saj me mjete të forta dhe të mprehta dhe është hedhur si e vdekur në kontinjer, por fati e ka ndihmuar duke mbijetuar dhe pse tashmë ndodhet në koma në spital.