E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në qeverinë e re

Autori i Lajmit: red.
Qeveria e re në Maqedoni do të formohet brenda dy javësh dhe në të do të marrë pjesë së paku njëra prej partive politike të bashkësisë shqiptare.

Këtë sot e paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski në konferencën e shtypit, mbajtur në Shkup, pas takimit me Zëvendësndihmësen e Sekretares së Shtetit të SHBA për Evropën dhe Evroazinë, Rozmari Di Karlo.

”Presim që Qeveria e re të formohet nga mesi i korrikut”, paralajmëroi Milloshoski.

Ai theksoi se, ndonëse koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" e ka numrin e duhur të deputetëve që të formojë qeveri, në Kabinetin e ri do të jetë e ftuar së paku një parti, e cila do t`i përfaqësojë interesat e bashkësisë shqiptare në Maqedoni.

Diplomati i lartë amerikan Rozmari Di Karlo shfaqi shpresë se Qeveria e re e Maqedonisë do të formohet sa më shpejt dhe se do të vazhdojë me reformat nga axhenda euroatlantike dhe implementimi i Marrëveshjes kornizë.
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›