E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK në koalicionme AAK, mbetetjashtë Pacolli

TIRANE- AAK do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit. Kjo marrëveshje parimore, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht përjashton Aleancën për Kosovën e Re (AKR) të Behxhet Pacollit nga koalicioni dhe ky ka qenë edhe kushti i AAK-së.

“Parimisht është arritur kjo marrëveshje dhe pritet të zyrtarizohet. Një ndër kushtet tona ka qenë që AKR të mos përfshihet në koalicion”, theksoi një zyrtar i AAK-së për agjencinë INA, në kushte anonimiteti.

Në koalicionin e ri do të jetë edhe “Lista Ibrahim Rugova”, duke përfshirë edhe deputetë që do të bashkëngjiten nga radhët e LDK-së.

Gjithashtu nuk përjashtohen edhe deputetë të Partisë së Drejtësisë (PD), të cilët do të largohen nga koalicioni “Aleanca për Kosovën e Re”. Detajet e marrëveshjes PDK dhe AAK pritet të formalizohen dhe se në kuadër të negociatave do të jetë edhe posti i presidentit, ndërsa kandidatura do të jetë një figurë e pranueshme për dy partitë, por që do të vijë nga radhët e AAK-së.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›