E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbuten akuzat kundër Haradinajt

Nga Express më 15 janar 2011 në ora 14:09

Tribunali i Hagës edhe një herë ka zbutur akuzat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në një njoftim nga Tribunali thuhet se gjykatësit kanë urdhëruar Prokurorinë të korrigjojnë dhe shkurtojnë një varg pikash në aktakuzën kundër Haradinajt.

Paneli i gjykatësve kërkon nga Prokuroria që mbi bazë të urdhrit të pastrohet aktakuza dhe t’i dorëzohet gjykatës deri më 21 janar.

Në korrik të vitit 2010, Haradinaj është thirrur nga Tribunali i Hagës për të marrë pjesë në seancën shqyrtuese ndaj aktgjykimit të mëparshëm, i cili e kishte liruar ish-kryeministrin të pafajshëm, por në bazë të propozimit të prokurorisë, gjykatësit kanë vendosur që të ndryshohet akuza ndaj Haradinajt dhe ai të mbahet në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Bashkë me Haradinajn të akuzuar janë edhe Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinajt pritet të fillojë në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit, ndërsa është paralajmëruar të përfundojë në verën e këtij viti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›