E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organevemjeku turk: S' e kamnjohur kurrë Thacin

BEOGRAD- Mjeku turk, Yusuf Sonmez, thotë se po e shijon lirinë e tij në vilën luksoze që ka në qytetin Kartel të Turqisë. Ai ka folur nga atje për gazetën serbe “Novosti”, duke thënë edhe njëherë se është krejtësisht i pafajshëm për akuzat që i bëhen. “Është e vërtetë që në vitin 2008 kam qenë për pak kohë në Kosovë, dhe kam punuar për klinikën private “Medicus”, afër Prishtinës. Por, aty kam qenë vetëm kirurg dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë trafikim organesh të njerëzve. Kurrë nuk e kam njohur Hashim Thaçin, dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me të, aq më tepër për punë jonjerëzore”, ka thënë Sonmez. Sonmez ka folur për kohën e tij në Prishtinë, dhe se nuk do dëshironte te kthehej me kurre aty. “Është e vërtetë që i njoh njerëzit që akuzohen tashme per trafik organesh. Njëri prej tyre, Lutfi Dervishi, ka qenë shef i Medicusit. Ai është njeriu që më thirri në 2008 për të shkuar nga Stambolli në Kosovë për të kryer operacione. Kjo sepse shumë pacientë nga Kosova dhe Shqipëria vinin në Turqi për shkak të operacioneve, kështu që Dervishi kishte idenë që keto operacione do të bëheshin në Prishtinë-thote Sonmez. Por tani unë jam bërë pishman që pranova atë oferte. Sonmez ose i quajtur ndryshe dr Frankeshtajn u arrestua në Turqi dhe u lirua menjëherë, dhe është e vështirë që ekstradohet në Kosovë, për t’u përballur me akuzat e EULEX-it per trafik organesh Seancat maratone gjyqesore tashme vazhdojne pa prezencen e kirurirgut turk Jusuf Sonmez.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›