PDK nuk preferon kamera në vendvotime

Me ofrimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, partitë opozitare sërish kanë vënë në skenë kërkesën për instalimin e kamerave në vendvotime për monitorimin e zgjedhjeve.Edhe për më shumë se tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilat qenë përshkuar me parregullsi, keqpërdorime dhe vjedhje masive të votave, anëtarët e partive politike kanë shprehur bindjen se kamerat mund ta “ndalin” hajninë e votave, shkruan gazeta Zëri.
Ndërkohë që partia më e madhe në pushtet PDK-ja konsideron se vendosja e kamerave në vendvotime cenon lirinë individuale, megjithatë, nëse shumica e partive i preferojnë kamerat, PDK-ja do ta përkrahë këtë ide.
Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ministri Ibrahim Makolli, thotë se kjo parti vazhdon të mbajë qëndrimin që nga viti 2007 që zgjedhjet duhet të monitorohen nga kamerat, kjo për faktin se kamerat do ta parandalojnë në një mënyrë keqpërdorimin e votave./Zëri/